Ezgjan Alioski është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 5-të në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2022-të, që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”.
Alioski ishte ndër futbollistët më të mirë të Maqedonisë në barazimin 2:2 ndaj Islandës në transfertë, duke asistuar fillimisht në golin e parë të Dare Vellkovskit, dhe më pas duke shënuar edhe golin e dytë në minutën e 54-të.
Megjithatë edhe përkundër avantazhit komod prej 2 golash, në fund Maqedonia duheshe të kënaqet vetëm me barazim.
Pas Alioskit, u rendit Jan Zomer i Zvicrës, i cili me intervenimet e tij shpëtoi ekipin nga humbja ndaj Italisë, ndërsa i treti në këtë renditje ishte Milola Shaparenko i Ukrainës.
Kujtojmë Alioski ishte ndër më të mirët edhe në ndeshjen ndaj Armenisë në Shkup, në të cilën Maqedonia barazoi pa gola. Kështu pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, Maqedonia e Milevskit zneh gjasat për atë pozitë të dytë, pasi tashmë renditet në pozitën e katërt të grupit “J”. (infOSport.mk)