Supersfida Brazil-Argjentinë është anuluar dhe nuk do të luhet mbrëmjen e sotme.
Ndeshja u ndërpre për rreth 1 orë duke shkaktuar kaos në fushë pasi Autoritetet Shëndetësore braziliane hynë në fushë për të ndaluar 4 lojtarë të Argjentinës të cilin kishin thyer karantinën.
Një situatë e paprecedentë kjo që ka lënë gjithçka pezull për 1 orë, por më pas është lajmëruar anulimi i ndeshjes.
Braktisja është bërë në formën e “Forcës madhorë” e cila nuk specifikon se çfarë do të ndodhë me ndeshjen pasi do të jetë vetë CONMEBOL që do të marrë një vendim në ditët në vijim.