Shpëtim Duro nuk do jetë më trajner i Laçit. 61 vjeçari ka vendosur se ka nevojë për pushim pas një vere të nxehtë dhe aventure të suksesshme në garat evropiane.
Tekniku e mori drejtimin pasi kishte nisur sezoni që shkoi, duke kthyer kurbinasit në shinat e duhura, për të luajtur në “Ligën e Konferencës”, aty ku u eleminuan vetëm nga Anderleht, gjigantët e Belgjikës.
Tanimë pritet që Laçi të gjejë trajnerin e ri, me Duron që kërkon një tjetër klub me ambicie të mëdha.