Cikalleshi luan rolin e heroit te Konjaspor (VIDEO)

Sokol Cikalleshi e ka nisur mbarë sezonin e ri në elitën e futbollit turk, pasi luajti rolin e protagonistit në fitoren e Konjaspor në udhëtim te Sivaspor, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili kishte shënuar edhe dy gola të tjerë në kuadër të ndeshjeve miqësore, shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Konjaspor, për të cilën skuadër titullarë luajtën edhe Zymer Bytyqi dhe Endri Çekiçi. Ndërkohë shkupjani Erdon Daci mbeti në bankinë.

Golin e vetëm dhe të fitores, Cikalleshi e realizoi në minutën e 88-të, kur pasi shfrytëzoi një gabim të mbrojtësit të fundit të Sivaspor, me hapa të shpejtë arriti që të tejkalojë edhe portierin kundërshtarë, për të shënuar golin e tre pikëshit për Konjaspor.

Në dy takimet tjera të ditës së sotme në kuadër të xhiros së parë të Superligës turke, Trabzonspori me shifrat 5:1 mundi Malatyaspor, derisa Galatsaraji me rezultatin 2:0 mundi ekipin e Giresunspor. (infOSport.mk)

Leave a Reply