Ish futbollisti i Renovës i bashkohet Borecit!

Mbrojtësi Nehar Sadiki është rikthyer në futbollin vendor. Kumanovari, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Hamrun Spartans nga Malta, ka vendosur ti bashkohet skuadrës së Borecit nga Velesi, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht ndaj kësaj skuadre, Sadiki si pjesë e Renovës kishte zhvilluar ndeshjen e fundit në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut, aty ku numëron plotë 63 paraqitje.

Pikërisht eksperienca e tij e madhe do të ndihmojë Borecin këtë edicion, aty ku skuadra nga Velesi pretendon të ruajë statusin e skuadrës elitare.

Boreci sezonin e ri nuk e nisi mbarë, pasi u mund në transfertën në Shkup ndaj Rabotniçkit (0:1), ndërsa në kuadër të xhiros së dytë kjo skuadër në Veles do të mirëpret Tikveshin. (infOSport.mk)

Leave a Reply