Arbin Zejnullai sheh me sy ka Europa!

Arbin Zejnullai i ka dhënë fund aventurës së tij me Shkëndijën, te e cila skuadër nisi si fëmijë, ndërsa po largohet si një futbollistë i pjekur, i cili tashmë kërkon një sfidë të re në karrierën e tij.

Qëllimi i tij është futbolli europian, edhe pse për momentin nuk ka ndonjë ofertë konkrete në adresë të tij.

Zejnullai shkurtimisht për “infOSport.mk” u shpreh: “Për momentin nuk ka asgjë konkrete. Jam në pritje, mirëpo me siguri se ofertat që i pres janë nga jashtë”.

Zejnullai pjesë e ekipit të parë të Shkëndijës ishte për plotë 5 vite. Ai me fanellën “kuqezi” kishte debutuar me 13 mars të vitit 2016-të në ndeshjen kundër Metalurgut, kur edhe kishte asistuar në një gol në atë fitore 4:0 të Shkëndijës.

Ndryshe me fanellën e skuadrës kampione të Shkëndijës, Zejnullai ka zhvilluar gjithsej 96 ndeshje, 80 prej të cilave në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku edhe regjstron 5 gola dhe 9 asistime. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply