Shkëndija dhe Arbin Zejnullai ndajnë rrugët

KF Shkëndija ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Arbin Zejnullain. “Kuqezinjtë” dhe mesfushori me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur të ndajnë rrugët, duke respektuar dëshirën e futbollistit për të kërkuar mjedis ku do të ketë më shumë hapsira për lojë.

Zejnullai është prodhim i shkollës së Shkëndijës, njëjtë sikurse edhe Enur Totre, i cili gjithashtu vendosi të largohet edhe përfundimisht nga ekipi “kuqezi”, duke nënshkruar me Tiranën.

22-vjeçari Zejnullai me fanellën e Shkëndijës ka zhvilluar 96 ndeshje dhe 6 gola të shënuar.  (infOSport.mk)

Leave a Reply