Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme bëri një ndër transferimet më të bujshme në kampionat, duke sjellë në rradhët e veta Florian Kadriun.
Kërçovari së fundmi ishte pjesë e skuadrës së FK Sabail nga Azerbejxhani, te e cila skuadër ishte transferuar verën e vitit të kaluar nga rradhët e Renovës, njofton “infOSport.mk”.
Në futbollin vendor i njëjti ka veshur edhe fanellën e FC Shkupit dhe Rabotniçkit, si dhe Vëllazërimit të Kërçovës, aty ku edhe kishte nisur karrierën e tij.
“Jam shumë i kënaqur që arrita marrëveshje me Struga Trim Lum, do mundohem të jap më të mirën nga vetja, te ndihmoi ekipin me gola dhe asiste dhe pritshmëritë janë që të mbërrijmë kupat e Europës. Edhe pse kam pas shumë opsione, megjithatë vendosa për Struga Trim Lum dhe jam shumë i lumtur” – është shprehur Florian Kadriu për faqen zyrtare të FC Struga Trim Lum.
Florian Kadriu me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa i njëjti me skuadrën e tij të re pritet të debutojë në fundjavë kundër Pelisterit.