Të dielën edhe zyrtarisht startoi sezoni i 30-jubilar në elitën e futbollit vendor, ku 12 skuadra do të bëjnë gara sipas sistemit berger, e ku si pretendentë kryesor për titull shihen dy skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe FC Shkupi, njofton “infOSport.mk”.
Megjithatë starti i sezonit nuk është se shkoi mirë për këto dy skuadra, që barazuan në transfertat përballë Tikveshit, gjegjësisht Bregallnicës. Në barazime u ndalën edhe Renova dhe Struga Trim Lum, ndërsa fitoreve iu gëzuan Rabotniçki dhe Makedonija GJ.P.
Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën nga Gjorçe Petrovi, e realizoi futbollisti i talentuar shqiptarë, Arbi Vosha. Ky i fundit në këtë mënyrë hapi sezonin e ri, kur janë në pyetje golat, duke shënuar në rrjetën e skuadrës nga Manastiri, vetëm pas 22 minutave lojë.
Në këtë mënyrë ai u bë golashënuesi i parë i sezonit 2021/2022.