Ardian Beqiri, blinduesi i ri në mbrojtjen e Renovës

Mbrojtësi i talentuar, Ardian Beqiri është përforcimi i rradhës i Renovës së Qatip Osmanit. I riu tetovar vjen nga klubi i Dritës së Bogovinës ku ka qënë dhe i angazhuar për një periudhë.

Edhe pse i ri në moshë, vetëm 20 vjeç, Ardiani është një futbollist i dalluar në pozicionin në të cilin luan.

Renova është një klub i cili ka shërbyer shpesh herë si trampolinë për futbollistët tetovar që më pas të firmosin me klube të mëdhaja europiane.

Mbase ky fat do ta ndjekë dhe futbollistin e ri të Renovës, mbrojtësin e krahut të djathtë Ardian Beqirin. (infOSport.mk)

Leave a Reply