Një tërmet me magnitudë 6 është shënuar në lindje të Tokios, rreth orës 05:30 sipas orës lokale.
Lëkundjet u ndjenë edhe nga atletët dhe gazetarët të cilët ndodhen në Tokio për Lojrat Olimpike dhe raportuan se ndejnë lëkundje për rreth 3 minuta.
Tërmeti me thellësi 30 kilometra kishte epiqendrën në det, rreth 40 kilometra larg nga toka.
Nga lëkundjet e këtij tërmeti nuk u raportuan për dëme materiale apo viktima.