Grupet e Ligës së Konferencës mund të jenë një realitet jo shumë i largët për kampionët e Shqipërisë, Teutën. Skuadra durrsake në rast kualifikimi ndaj irlandezëve të Shamrokut në raundin e tretë të këtij kompeticioni, i pret një short i favorshëm në fazën “play off”.
Në Nion të Zvicrës u hodh sot shorti për ndeshjet e këtij turi, që do të zhvillohen më datë 19 dhe 26 gusht.
Teuta në rast se arrinë të eliminojë iralndezët e Shamrokut, në fazën “play-off” do të përballet me skuadrën humbëse të çiftit Omonia – Flora Talin.
Kujtojmë që përballja mes qipriotëve të Omonias dhe estonezëve të Flora Talin, është e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës, teksa skuadra që do të eliminohet, shkon në “play off”-in e Ligës së Konferencë, ku i pret Teuta ose Shamroku.
Janë zbuluar edhe rivalët e skuadrës së Laçit të Shpëtim Duros. Në rast të një triumfi tjetër historik të kurbinasve ndaj gjigantëve të Anderlehtit, në fazën e “play-offit” ata do të përballeshin me skuadrën fituese që do të dalë nga çifti Vitese-Dundalk. (infOSport.mk)
PËRBALLJET E MUNDSHME NË RAUNDIN “PLAY OFF”: |
MURA/ZALGIRIS VS PRISHTINA/ BODO GLIMT |
OMONIA/FLORA TALIN VS TEUTA/SHAMROK |
LAÇI/ANDERLEHT VS VITESE/DUNDALK |
Humbësi i Mura-Zalgiris do të luajë kundër fituesit të Prishtina-Bodo Glimt |
Humbësi i Omonia-Flora Tallin do të luajë kundër fituesit të Shamrock-Teuta |
Fituesi i Laçi-Anderleht do të luajë kundër fituesit të Vitese-Dundalk |