Mësoni datën e ndeshjeve dhe kundërshtarët e Teutës dhe Laçit në Europë

Sukses i përgjysmuar për skuadrat e Superligës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Nga gjithsej 4 skuadra pjesëmarrëse, vetëm dy prej tyre kanë vazhduar tutje garën, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për kampionët e Teutës dhe skuadrën e Laçit, që me trajnerin Shpëtim Duro shkroi historinë.

Teuta kualifikimin për në turin e tretë eliminatorë, ku do të takohet me skuadrën e Shamrok nga Irlanda, e siguroi që të martën, pasi me rezultat të përgjithshëm 3:2 eliminoi skuadrën e Inter Escaldes nga Andorra, ndërkohë për kualifkimin e Laçit vendosi fitorja 1:0 në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, pasi të enjtën në mbrëmje në transfertën në Rumani, ata barazuan pa gola ndaj skuadrës së Krajovës.

Skuadra kurbinase në turin e tretë eliminatorë do të përballet me gjigandët belg të Anderlehtit. Ndeshjen e parë, Laçi do ta zhvillojë si vendas me datë 5 gusht, ndërkohë atë kthyese një javë më parë në Belgjikë.

Ndërkohë sa i përket Teutës, skuadra e trajnerit Martini ndeshjen e parë të 5 gushtit do ta zhvillojë në transfertë kundër Shamrokut, derisa me 12 gusht në Shqipëri do të tentojë të bëjë mrrekullinë, duke siguruar një vend për në ndeshjet e “play-off”, që në program janë me datë 19 dhe 26 gusht. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply