Lamtumirë Gjoka!

Shkëndija dhe Ernest Gjoka kanë ndërprerë bashkëpunimin, kjo si pasojë e rezultateve të dobëta të “kuqezinjëve” në arenën ndërkombëtare këtë edicion, njofton “infOSport.mk”.

KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Ernest Gjokën dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj për kontributin e dhënë në periudhën që ishin pjesë e kuqezinjëve, duke drejtuar skuadrën drejt titullit kampion i vendit në sezonin garues 2020/2021.

51-vjeçari Gjoka drejtimin e Shkëndijës e morri me 10 tetor të vitit 2019-të. Që nga ajo periudhë i njëjti e udhëhoqi skuadrën “kuqezi” në 54 ndeshje, duke regjistruar 31 fitore, 12 barazime dhe 11 disfata, 4 prej të cilave në ndeshjet e këtij edicioni në Europë.

Pikërisht këto disfata bënë që palët ti ndajnë rrugët, ashtu që Shkëndija sezonin e ri garues 2021/2022 do ta nis me trajner të ri. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply