Edhe përkundër disfatës 4:2 në transfertën në Uells ndaj skuadrës së Connah’s Quay Nomads FC, skuadra e FC Prishtinës ka kaluar tutje në Ligën e Konferencës, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra kampione e Kosovës, që udhëhiqet nga shkupjani Zekirja Ramadani do të luaj në turin e tretë eliminatorë të këtij kompeticioni, kjo falë fitores 4:1 në ndeshjen e parë në Prishtinë.
Sonte në Uells autor i dyfishtë për FC Prishtinën doli të jetë Endrit Krasniqi, që realizoi që në pjesën e parë, e cila u mbyll me epërsinë 2:1 të skuadrës së Ramadanit.
Megjithatë në pjesën e dytë “bardheblutë” nga Prishtina pësuan 3 gola të njëpasnjëshëm, por megjithatë fati doli të jetë me ta, pasi skuadra e Connah’s Quay Nomads FC, u ndal në shifrën e 4 golave, që nuk ju mjaftuan atyre për të vazhduar tutje.
Kështu FC Prishtina arrinë të shkruaj historinë me strategun shkupjan, Zekirja Ramadani, duke u kualifikuar në raundin e tretë kualifikues, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën norvegjeze të Bodo/Glimt. (infOSport.mk)