Sonte në program ishin ndeshjet e xhiros së dytë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, aty ku pjesëmarrës kishim një numër rekord skuadrash shqiptare, shkruan “infOSport.mk”.
Plotë 8 skuadra nga trojet shqiptare luajtën në këtë fazë, mirëpo vetëm 3 prej tyre arritën që të shkruajnë historinë, duke u kualifikuar në turin e tretë eliminatorë. Teuta, një gjë të tillë bëri dy ditë më parë, kur eliminoi skuadrën e Inter Escaldes nga Andorra, ndërkohë sonte ishin Prishtina dhe Laçi që iu bashkuan skuadrës durrsake.
Ndërkohë nga kjo garë mbetën jashtë, Shkëndija e Tetovës, Vllaznia e Shkodrës, Partizani i Tiranës, Drita e Gjilanit dhe FC Shkupi nga kryeqendra jonë.
Këta të fundit në këto momente po zhvillojnë takimin kundër Santa Klara në Portugali, mirëpo rezultati aktual dhe ai i para një jave në Shkup, thotë që janë portugezët që do vazhdojnë tutje. (infOSport.mk)