Muçi shënon eurogol për Legian në startin e sezonit të ri në Poloni (VIDEO)

Ish sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri në futbollin polak, pasi ka gjetur që në ndeshjen e parë të kampionatit rrugën e rrjetës me skuadrën e Legias.

Sulmuesi shqiptarë, i aktivizuar sot titullar në ndeshjen kundër Visla Plok, ka shpërblyer besimin e trajnerit me një gol spektakolar në minutën e 28-të, të takimit.

Pasi mori topin në krahun e majtë, ai lëshoi një predhë të pakapshme nga 25 metra duke dërguar sferën në trekëndësh për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Goli i Ernest Muçit në fund doli të jetë edhe vendimtarë në fitoren e Legias, që në këtë mënyrë e nisën sezonin e ri me fitore. (infOSport.mk)

Leave a Reply