Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lindon Selahi i ka dhënë fund aventurës 2 vjeçare në Holandë, duke nënshkruar me kroatët e Rijekës.
22-vjeçari luajti për 2 sezone në Holandë, 1 me Tuenten dhe më pas u dërgua në huazim tek skuadra tjetër holandeze e Uillem 2, por ndërpreu kontratën duke u larguar si lojtar i lirë.
Së fundmi, Selahi ka zgjedhur kampionatin kroat të futbollit aty ku do të gjejë dhe shumë futbollistët të tjerë shqiptar.
Mesfushori është një futbollist me origjinë nga Kumanova, i lindur në Belgjikë, por që mbron ngjyrat e fanellës kuqezi, ndërkohë ka bërë edhe 4 paraqitje me Shqipërinë në nivel kombëtaresh.
Selahi te Rijeka do të gjejë edhe një shqiptarë tjetër, gjakovarin Bernard Karrica.