Federata e Futbollit italian ka njoftuar se Kristian Eriksen nuk do të lejohet të paraqitet me Interin me defibrilatorin e montuar në zemër.
Eriksen pësoi sulm në zemër në qershorin e këtij viti në ndeshjen ndaj Finlandës në kuadër të “Euro 2020”, ku pas intervenimit bravuroz të stafit mjekësor dhe lojtarëve të skuadrës, veçanërisht kapitenit Simon Kjaer, ai arriti të mbijetojë. Mirëpo, atij me rekomnadimin e ekspertëve iu vu një defibrilator afër zemrës, si marsë parandaluese e ndonjë sulmi tjetër që do të aktivizohej automatikisht.
Gjendja e tij është përmirësuar, por ai nuk do të mund të luajë në Serie A pa e hequr pajisjen. Kështu ka deklaruar Federata e Futbollit të Italisë përmes mjekut të tyre, Francesco Braconaro.
“Eriksen nuk do të lejohet të luajë në Itali me pajisjen e defiriblatorit”, – tha Braconaro.
“Vetëm nëse ai e heq pajisjen, atëherë ai mund të rikthehet tek Interi dhe problemi zgjidhet”, – ka thënë Francesco Braconaro.
Edhe Daley Blind kishte një pajisje të ngjajshme e cila i ndihmoi të rikthehet në futboll me Ajaksin pas sulmit në zemër, por siç duket rregullat në Serie A nuk e lejojnë një gjë të tillë.