Besir Iseni karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Shqipëri, duke nënshkruar me skuadrën e Egnatia, që këtë vit do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.
Kësisoj, Iseni i bashkohet Besart Krivanjevës, i cili javë më parë nënshkroi me skuadrën e Egnatia. Që të dy së fundmi luanin me FC Shkupin, ku luanin rolin e kapitenit dhe zëvendës kapitenit. Ata ishin ndër futbollistët më të dalluar te skuadra shkupjane, ndërsa me transferimin e tyre, Egnatia ka përfituar në kualitet.
Iseni, i cili në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Vardarit dhe përfaqësueses U-21 të Maqedonisë së Veriut, me mbylljen e kampionatit nuk nënshkroi kontratë të re me FC Shkupin, dhe tashmë do të nisë një eksperiencë të re në futbollin shqiptarë. Iseni ka mbërritur në Rrogozhinë dhe Egnatia e ka zyrtarizuar pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm.