Shkëndija dhe FC Shkupi janë dy skuadrat e vetme nga vendi ynë që kanë vazhduar aventurën europiane, ndërsa sot që të dyja kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të raundit të tretë kualifikues, njofton “infOSport.mk”.
Megjithatë për të arritur deri në këtë fazë, fillimisht Shkëndija dhe FC Shkupi do të duhet të kalojnë raundin e dytë dhe skuadrat si FC Riga, gjegjësisht Santa Klara.
Kësisoj, nëse Shkëndija kalon letonezët e FC Riga, në raundin e tretë do të has në një kundërshtarë relativisht më të lehtë, pasi përballë do të kishte fituesin nga ndeshja S.S Folgore (San Marino) –Hibernians FC (Malta), ndërkohë FC Shkupi në këtë raund, gjithnjë nëse do kalonte portugezët e Santa Klara, do të luante ndaj skuadrës fituese nga përballja, NK Olimpija Ljublanë (Slloveni) – Birkirkara FC (Malta).
Ndeshjet e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, në program janë me datë 5, gjëgjësisht 12 gusht. (infOSport.mk)