Santa Klara në Shkup udhëton pa futbollistin e saj kryesor!

FC Shkupi të enjten në kryeqendrën tonë do të përballet me ekipin portugez të Santa Klara në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Mirëpo në prag të këtij takimi, trajneri i skuadrës portugeze po has në disa probleme, pasi ekziston mundësia që drejt Shkupit të udhëtojë pa një ndër futbollistët kryesor të skuadrës, sulmiesin Kostinja.

Ky i fundit ka probleme me muskujt e këmbës së djathtë dhe do të jetë në pikëpyetje për ndeshjene 22 korrikut në arenën “Todor Proeski”.

Ai tashmë disa stërvitje, përfshirë edhe të fundit është stërvitur veçmas nga grupi.

Ndërkohë është më se e sigurtë se Santa Klara përballë FC Shkupit do të luaj pa brazilianin, Hulio Romao, i cili nuk ka arritur të rikuperohet me kohë pas dëmtimit të gjurit të këmbës së djathtë.

Pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme për tu paraqitur në Shkup ditën e enjte. Kujtojmë ndeshja që do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” do të startojë në ora 20:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply