Lionel Messi nuk di të ndalet së thyeri rekorde. Pas rekordeve që vazhdon të thyejë në fushë ai ka thyer një rekord tjetër edhe në rrjetin social, Instagram.
Postimi i Messit me kupën e “Copa America” është postimi që ka marrë më së shumti pëlqime nga postimet që kanë lidhje me futboll.
Postimi i Messit ka kapur shifrën e mbi 19 milionë e 600 mijë pëlqimeve.