Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani është bërë me skuadër të re. Rashani ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Francë, duke nënshkruar me skuadrën e Clermont Foot 63, që sezonin e ri do të bëjë gara në elitën e futbollit francez.
Rashani në sezonin e fundit luajti për ekipin turk, Erzurum BB, ku në 12 paraqitje realizoi 3 gola.
28-vjeçari Rashani me ekipin e Clermont Foot 63 ka nënshkruar kontratë për dy vite. Kalimi nga Superliga turke në elitën e futbollit francez, mund të cilësohet një hap para për Rashanin, i cili gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe në Norvegji dhe Danimarkë.
Ndryshe me përfaqësuesen e Kosovës, Rashani numëron 16 ndeshje dhe 3 gola.