Ardian Cuculi doli të jetë protagonisti kryesor në fitoren e Dritës së Gjilanit ndaj skuadrës shqiptare nga Mali i Zi, KF Deçiç, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra gjilanase që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, edhe në ndeshjen e dytë shënoi fitore, këtë herë me rezultatin 1:0. Autorë i golit të vetëm për Dritën e Gjilanit ishte Ardian Cuculi në minutën e 84-të.
Kujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, Drita e Gjilanit kishte shënuar fitore 2:1, ashtu që me rezultatin e përgjithshëm 3:1 shkon tutje në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)