Super Zhunior kualifikon Partizanin më tej, “Demat e Kuq” “peshkojnë” Bazelin në raundin e dytë të LK

Pas “dopietës” në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”, ku Partizani kishte shënuar fitore 5:2 përballë skuadrës moldave të Sfintul, ish futbollisti i Shkëndijës, Stenio Zhunior, sonte në ndeshjen e zhvilluar në transfertë shënoi edhe dy gola të tjerë, duke qenë pa dyshim futbollisti më i merituar për kualifikimin e Partizanit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë fazë, skuadra shqiptare ka peshkuar gjigandët zviceran të Bazelit, me të cilën skuadër ndeshjen e parë do ta zhvillojë si mysafir me 22 korrik, derisa një javë më pas shumë herë kampionët e Zvicrës do të zbresin në tokën shqiptare.

Ndryshe Zhunior sonte shënoi nga një gol në secilën pjesë për Partizanin, skuadër kjo që në dy raste ndodhej në disavantazh, mirëpo në fund erdhi deri te fitore 3:2, ku një gol tjetër realizoi Tedi Cara, që gjithashtu kishte shënuar një tjetër gol edhe në ndeshjen e parë.

Në anën tjetër për Sfintul të saktë dolën të jenë Volokov (4’), i cili shënoi nga penaltia dhe Solodovnicov (22’).

Leave a Reply