Struga Trim Lum mundet nga FC Liepaja në Shkup

Struga Trim Lum nuk ka mundur të kalojë raundin e parë eliminatorë të Ligës së Konferencës, pasi sot në Shkup u mund nga FC Liepaja me rezultatin 1:4, njofton “infOSport.mk”. Barazimi 1:1 në ndeshjen e parë në Letoni ju dha shumë shpresa futbollistëve të Struga Trim Lum, të cilët i pranuan golat në momente shumë të papërshtatshme.

Në një pjesë të parë shumë të zbehtë, mysafirët fare në fund shfrytëzuan një pakujdesi në mbrojtjen strugane, duke shëuar golin e epërsisë me anë të nigerianit Hogan Ukpa.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa fillimi i pjesës së dytë doli të jetë i pafat për Struga Trim Lum, pasi brenda 4 minutave pranoi dy gola, edhe atë nga autori i njëjtë, braziliani Dodo, i cili kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë në Letoni.

Shpresat e Struga Trim Lum i riktheu sulmuesi Emir Skenderi, me golin e realizuar në minutën e 57-të, mirëpo shumë shpejtë erdhi përgjigjja nga ana e mysafirëve, të cilët përmes një kundërzbritje në minutën e 62-të shënuan edhe golin e katërt me anë të Kris Karklinski.

Ky gol ju dha fund shpresave të ekipit strugan, që në disa raste tentoi përmes Emir Skenderit, derisa rastin më të mirë për të shënuar e pati Jasmin Mecinoviq, kur në minutën e 75-të qëlloi shtyllën.

Kujtojmë, FC Liepaja në raundin e dytë kualifkues do të përballet me CSKA Sofjen. (infOSport.mk)

Leave a Reply