Trajneri Srgjan Zaharievski në konferencën për shtyp të organizuar nga klubi i Struga Trim Lum ka folur para mediave në prag të ndeshjes së kthimit ndaj FC Liepaja nga Letonia. Kjo ndeshje i takon raundit të parë kualifikues në kuadër të Ligës së Konferencës, ndërsa ekipi strugan në të njëjtën futet me një rezultat aktiv 1:1, të arritur në tokën letoneze.
“Për ne përfundoi vetëm pjesa e patë nga ky dyluftim kundër ekipit të Liepaja, ndaj të cilëve në ndeshjen e parë barazuam me rezultatin 1:1. Mendoj se rezultati dhe ajo që ndodhi në terren është epilogu real i gjithë asaj që ndodhi në Liepaja. Megjithatë duhet potencuar se FC Liepaja është një skuadër shumë cilësore, ashtu që mund të them se ata që do të ndjekin ndeshjen do të kenë mundësinë vetë të binden në atë që po them. Mirëpo sipas lojës që treguam atje, sidomos në pjesën e dytë, si dhe rezultati aktiv që kemi, mendoj se kemi gjasa reale për të kaluar këtë kundërshtarë” – tha Srgjan Zaharievski në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë.
Duke pasur parasysh se tashmë nuk vazhdon rregulli goli në transfertë, Zaharievski tha se nesër gjithçka nis nga 0:0: “Duke pasur prasysh faktin se me rregullat e reja nuk vazhdon rregulli goli në transfertë, neve startojmë siç thuhet nga 0:0. Nuk do të ngutemi, do presim rastet tona, pasi çdo gabim në ndeshje të këtilla mund të na kushtojë edhe me eliminim”.