Rezervistët tradhëtuan Sautgejt dhe Anglinë, Italia kampione e Europës

Italia është kampione e Europës, pasi sonyte në mitikun “Uembli” mundi Anglinë, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas 120 minutave lojë u mbyll me shifrat 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht ruleti i penaltive doli të jetë një histori në vete, me protagonistë dy portierët, Pikford dhe Donaruma, me këtë të fundit që i’a doli të pret 3 të tilla dhe ti sigurojë trofeun Italisë së tij.

Donaruma priti penaltitë e 3 rezervistëve, Rashford, Sanço dhe Saka, ndërsa në anën tjetër Pikford nuk lejoi të shënojnë Beloti dhe Zhorzhinjon.

Finalja e sotme prodhoi një futboll shumë cilësor, të shepjtë, e me shumë duele, ndërsa goli i parë erdhi vetëm pas dy minutave lojë.

Tripier nga e djathta bëri një super harkim në shtyllën e dytë, aty ku futbollisti i “Djajve të Kuq”, Luk Shou nuk fali dhe shënoi një super gol me të majtën e tij.

Ky gol ishte valid deri në minutën e 67-të, kur mbrojtësi i Juves, Leonardo Bonuçi pas një tollovie të shfaqur para portës së Pikford, arriti që të mposht këtë të fundit, që deri në ato momente ishte thjeshtë i pamposhtur.

Me intervenimet e tij të shkëlqyeshme, Pikford vazhdoi edhe në vijim të takimit, që nuk prodhoi gola edhe pas 120 minutave të luajtura, ashtu që në fund fituesin e dhanë penaltitë dhe rezultati i përgjithshëm 4:3 (3:2 përmes penaltive). (infOSport.mk)

 

Penaltitë

Italia Anglia
D. Berardi GOL H. Kejn GOL
A. Beloti X H. Megauer GOL
L. Bonuçi GOL M. Rashford X
F. Bernardeski GOL Xh. Sanço X
Zhorzhinjo X B. Saka X

Leave a Reply