UEFA i ndryshon hotelin Italisë në Londër, ja arsyeja

Italia për finalen e madhe të 11 korrikut në EURO 2020 në Londër do të qendrojë në një hotel tjetër nga ai që ka qëndruar për ndeshjen ndaj Spanjës.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, UEFA i ka rezervuar një hotel Italisë larg impiantit të quajtur “Uembli”, duke e dërguar kombëtaren e Roberto Mançinit në një hotel që në brendësi të ambjenteve të saj të ketë një fushë futbolli për t’u përgatitur.

Kjo gjë do të evitonte një spostim të përgatitjeve të të kaltërve me autobus çdo ditë për në stadium.

Italia në mbrëmjen e 11 korrikut në mitikun “Uembli” do të sfidojë Anglinë, që mbrëmë vetëm në vazhdime mundi Danimarkën me rezultatin 2:1.

Kujtojmë Italia në gjysmëfinalen e parë kishte eliminuar Spanjën, vetëm pas ekzekutimit të paneltive, kjo pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas 120 minutave lojë ishte mbyllur me barazimin 1:1.

 

Leave a Reply