Grupi i tifozëve “Shvercerat”, mbrëmjen e kaluar mbushën rrugët e kryeqendrës sonë duke bërë një super paralajmërim për ndeshjen e sotme, që skuadra e tyre e zemrës FC Shkupi do ta zhvillojë kundër KF Llapit nga Kosova, në kuadër të raundit të parë eliminatorë të “Europe Conference League”, njofton “infOSport.mk”.
Ata ndezën flakadane dhe kënduan këngët e tyre të preferuara, duke krijuar një super atmosferë rrugëve të Shkupit.
Gjithçka nisi nga Çairi, për të vazhduar drejt qendrës, ndërsa kulminacioni ndodhi poshtë urës së sheshit “Skendërbeu”, aty ku edhe kanë caktuar vendtakimin për ditën e sotme para nisjes drejt stadiumit “Todor Proeski”.
Kujtojmë ndeshja FC Shkupi – KF Llapi starton në ora 20:00, ndërsa tubimi i “Shvercerave” do të ndodh në ora 17:3. (infOSport.mk)