Milani blen përfundimisht kartonin e Sandro Tonalit. Mesfushori italian edicionin e kaluar ishte huazuar nga Bresha, ndërsa kuqezinjtë kishin të drejtën e blerjes së kartonit të tij.
Ndërkohë ditën e sotme, përmes rrjeteve sociale, Milani ka bërë me dije se ka firmosur me Tonalin një kontratë, që do e mbajë atë në “San Siro” deri në vitin 2026.
Kuqezinjtë kanë paguar rreth 15 milionë euro dhe talentin Xhiakomo Olzer për të marrë Tonalin që tashmë mund të quhet përfundimisht lojtari i Milanit me të drejta të plota.
21-vjeçari luajti 37 ndeshje sezonin e kaluar dhe shihet nga drejtuesit e klubit si një lojtar me të ardhme dhe që mund të bëjë diferencën te Milani.