Humbje mes shumë polemikash për Vllazninë e Mevlan Adilit. Skuadra shkodrane u mposht me rezultatin 3:1 ndaj Shiroki Brijeg, në një sfidë ku protagonist absolut u bë gjyqtari rus Matjunin, i cili akordoi 2 penalti të dyshimta në favor të boshnjakëve, si dhe nxori nga xhepi, plot 12 kartonë të verdhë e 2 të kuq për shkodranët.
Mesfushori Krymi dhe trajneri Brdariç u përjashtuan nga loja në minutat e fundit, ndërkohë që golin që mban ende ndezur shpresat e Vllaznisë, e realizoi talenti Çoba në minutën e 92-të.
Ndryshe për ekipin vendas “dopietë” nga pika e bardhë realizoi Staniç, derisa një gol tjetër për Shiroki Brijeg realizoi edhe Lukiç në minutën e 77-të. Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas 1 javë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku shkodranët do të tentojnë përmbysjen e madhe.