Struga Trim Lum ka barazuar 1:1 në transfertën kundër FK Liepaja, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e parë eliminatorë të Europe Conference League, njofton “infOSport.mk”. Është ky një super rezultat për ekipin strugan që sot shkroi historinë, duke debutuar në skenën ndërkombëtare.
Ndërkohë që festa të jetë edhe më e ëmbël u përkujdes shkupjani, Besir Iseni, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 93-të.
Në ato momente futbollistët e Struga Trim Lum po ekzekutonin një rivënie nga këndi, ndërsa pas kombinimit të shkurtër mes Flamur Tairit dhe Valentin Koçoskit, ky i fundit bëri një harkim brenda zonës kundërshtare, aty ku më së miri u gjind Besir Iseni dhe me kokë shënoi golin e barazimit.
Ndryshe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e ekipit vendas të FK Liepaja, që kishte avansuar falë golit të brazilianit Dodo në minutën e 31-të.
Këto dy skuadra një javë më pas do të takohen në Shkup, aty ku do të vendoset se cila prej këtyre dy skuadrave do të kalojë në raundin e dytë eliminatorë të Europe Conference League. (infOSport.mk)