Batatina thotë se FC Shkupi është favorit, por….

FC Shkupi – Llapi nesër mbrëma në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të zhvillojnë ndeshjen e parë të fazës së parë në kuadër të “Europe Conference League”, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje ka zgjuar shumë interesim në vendin tonë, por edhe në Kosovë, duke pasur parasysh se do të jetë kjo një përballje mes dy skuadrave shqiptare, që në njërën anë përfaqësojnë Maqedoninë, dhe në anën tjetër Kosovën.

Në prag të këtij takimi, trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina ka folur në konferencën për shtyp, duke thënë se rolin e favoritit e ka FC Shkupi, megjithatë Llapi i tij do të luftojë deri në fund të takimiti.

“Mendoj që është një përshtypje e veçantë me faktin që Llapi luan në një garë siç është Konferencë Liga dhe luan ndaj një skuadre shqiptare. Mendoj që përballja e dy skuadrave shqiptare është një ndjenjë e veçantë, sido që të jetë dy skuadrat do ta japin më të mirën në teren, do të japin një futboll të mirë, cilësor me karakter të lartë. Favorit është Shkupi sepse ka luajtur më parë në arenën ndërkombëtare, por futbolli nuk ka të bëjë me atë se sa herë merr pjesë por futbolli bashkëkohorë ka ndryshua dhe ne do të bëjmë maksimumin. Ne vlerësojmë lartë Shkupin dhe janë mjaft cilësor dhe dihen cilësitë e tyre. Por besojmë fuqishëm që të marrim një rezultat pozitiv. Lufta do të jetë e pa kompromis në aspektin sportiv por edhe patriotik dhe të ti tregojë lojtarëve të reprezentacionit se duhet ndryshe të luftohet për kombëtaren tonë, dhe të luftoj ndryshe për të sepse për ta përfaqësuar Kosovën duhet angazhim i madh. Ata djem duhet të marrim mësim shumë nga skuadra e Llapit”, – është shprehur Tahir Batatina.

Ndeshja midis FC Shkupit dhe Llapit nesër në Shkup do të zhvillohet me fillim në ora 20:00. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply