UEFA ka bërë publik emrat e futbollistëve më të mirë në fazën çerekfinale të Europianit, teksa shihet qartë një dominim i futbollistëve të kombëtares angleze në formacion.
Në portë më i miri u shpall Jan Somer i Zvicrës i cili bëri 10 pritje në sfidën ndaj Spanjës. Në mbrojtje rreshtohen, Cufal (Çeki), Meguajer (Angli), Vermalen (Belgjikë) dhe Luk Shou (Angli).
Në mesfushe në qendër rreshtohet Delanej (Çeki) dhe Shaqiri (Zvicër) ndërsa nga krahët Zhadon Sanço (Angli) dhe Lorenco Insinje (Itali).
Sulmi ndahet mes Herri Kejn (Angli) i cili është më i titulluari me notën 9.3 dhe Dolberg (Danimarkë).