Edhe pse ende nuk ka nisur zyrtarisht merkatoja në futbollin tonë vendor, shumë skuadra tashmë kanë angazhuar futbollistë të rinj, me të cilët pretendojnë ti arrijnë objektivat e tyre, shkruan “infOSport.mk”.
Përveç skuadrave elitare, janë edhe ato nga Liga e Dytë që nuk kursejnë asgjë, për më tepër dy skuadrat shqiptare nga Konferenca e Perëndimit, Voska Sport dhe Besa e Dobërdollit.
Skuadra shqiptare nga Ohri ka angazhuar plotë 10 futbollistë, në mesin e të cilëve edhe dy kampion, Izair Eminin dhe Jasir Selmanin, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe Besa e Dobërdollit, që në rradhët e veta ka sjellë një super futbollistë, mbrojtësin Sedat Berisha, gjithashtu pjesë e asaj gjeneratë të artë, që bashkë me Eminin dhe Selmanin ngritën lartë trofeun e titullit kampion me Shkëndijën gjatë vitit 2011.
Mirëpo Berisha nuk është emri i vetëm i angazhuar nga drejtuesit e skuadrës nga Dobërdolli, të cilët ndërtimin e skuadrës së re që do të garojë në Ligën e Dytë, e kishin nisur që nga trajneri, duke i’a besuar këtë post strategut nga Gostivari, Mensur Jakupit.
Pikërisht me kërkesë të këtij të fundit, erdhi edhe deri te angazhimi i Sedat Berishës në mbrojtje, ndërsa gjithashtu arritën të angazhojnë edhe mbrojtësin e majtë, Almir Rexhepi (huazim nga Shkëndija), sulmuesin Vlladimit Zhoglev nga rradhët e Skopjes, si dhe portierin Valon Neziri nga ekipi i Korabit.
Ditëve në vijim drejtuesit e Besës së Dobërdollit pritet që të prezantojnë edhe disa emra të rinj, me të cilët do të kërkonin një prezantim më së të denjtë në Ligën e Dytë – Perëndim. (infOSport.mk)