Futbollisti Odicgukumma Kelvin Igëeani është qëlluar për vdekje nga policia britanike, në Milton Kejnes. 24-vjeçari ndodhej në shtëpi, aty ku më herët ishte konfliktuar me fqinjin e tij, të cilin më pas e kishte vrarë dhe e kishte lënë të vdekur në shtëpinë e tij.
Fqinji i kishte hyrë në shtëpi lojtarit, pasi kishte dëgjuar të qarat e një fëmije, i cili ishte marrë peng nga Igëeani. Pasi ishte njoftuar për këtë, policia shkoi në shtëpinë 24-vjeçarit, aty ku gjeti të vrarë fqinjin e identifikuar si Riçard Xhejms Vudkok.
Ky i fundit kishte shkuar të ndihmonte fëmijën e marrë peng, por pasi u konfliktua me Igëeani, u vra nga ky i fundit.
Policia pasi hasi rezistencën e pengmarrësit, vendosi ta qëllojë atë, duke e lënë të vdekur raportojnë mediat britanike.
Gjatë karrierës së tij si futbollist, nigeriani kishte luajtur në ligat e ulëta, me Anker Wismar dhe Westfalia në Gjermani, si dhe Onley Town dhe Dunstable në Angli.