Etrit Berisha edhe zyrtarisht sezonin e ri do të jetë pjesë e Torinos në Serie A. Klubi italian njoftoi nëpërmjet një cicërime në llogarinë zyrtare në Tëitter se portieri shqiptar ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
“Gardiani” 32-vjeçar, me përvojë të gjatë në elitën e futbollit italian, do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Juriç që në ditën e parë të grumbullimit, më 6 korrik, për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.
Ish-trajneri i Veronës do të duhet të zgjedhë mes Berishës dhe serbit Vanja Milinkovic-Saviç për rolin e titullarit të portës.
Afrimi i portierit kuqezi i hap rrugë largimit të Salvattore Sirigu nga klubi “granata”. Për portierin 34-vjeçar italian janë të hapura disa pista në Serie A. Mund t’i bashkohet me kosto zero Kaljarit, ose të marrë rolin ë zëvendësuesit të polakut Shçezni tek Juventusi.
Në postimin e Torinos për afrimin e Berishës jepet në kronologji karriera e portierit shqiptar, nga hapat e parë me 2 korrikun, në Kosovë, tek Kalmari në Suedi për të ardhur më pas te 8 vitet e fundit në Serinë A, fillimisht me Lacion, ku luajti për tri sezone, më pas tek Atalanta po tri sezone dhe së fundmi te SPAL-i, ku dha kontribut një vit në Serie A dhe një tjetër në Serie B.
Në total janë 139 ndeshje në Serie A, 25 në Serie B, pa harruar edhe 65 paraqitjet me fanellën kuqezi të Shqipërisë.