Partizani i “dashuruar” pas futbollistëve maqedonas. Pas zyrtarizimit të Filip Gligorov, “demat e kuq” janë shumë pranë akordit edhe me qendërmbrojtësin Aleksandar Damçevski.
Bëhet fjalë për një ish reprezentues të Maqedonisë, i cili 3 vitet e fundit mbronte ngjyrat e skuadrës armene të Ararat. Pasi i përfundoi kontrata me këtë skuadër, Damçevski tashmë është një agjent i lirë, ndërsa me shumë gjasa karrerën e tij për herë të parë do ta vazhdojë në Shqipëri.
Si Gligorov, ashtu dhe Damçevski, janë lojtarë që kanë eksperiencë, pasi janë 27 dhe 28 vjeç. Damçevski numëron 136 sfida dhe mund të aktivizohet edhe si qendërmbrojtës, edhe si mbrojtës i majtë. Damçevski luan me këmbën e majtë dhe kjo gjë është një plus i madh për trajnerin Ilir Daja.