Naser Aliji i cili aktualisht aktivizohet në rradhët e skuadrës së Budapest Honved në Superligën hungareze po kalon një moment të mirë.
Mbrojtësi shqiptar në një video të publikuar nga faqja e njohur “433” në rrjetin social “Instagram” shihet me skuadrën e tij duke luajtur një lojë në grup ku lejohet vetëm me një të prekur dhe topi nuk duhet të prekë tokën.
Gjatë kësaj loje shihet se fitues është shpallur Naser Aliji dhe faqja e njohur i jep “çmimin” si më i miri.
Gjatë sezonit të kaluar Aliji me fanellën e skuadrës së Honved është aktivizuar gjithsej në 17 ndeshje nga ku ka realizuar 1 gol dhe ka dhuruar dhe 1 asist.