Martin Mirçevski prezantohet te Akademia Pandev

Martin Mirçevski rikthehet në Strumicë, mirëpo kësaj rradhe duke veshur fanellën e Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Ish futbollisti i Bellasicës, i cili së fundmi ishte pjesë e Vardarit, ka firmosur kontratë dy vjeçare me skuadrën e Goran Pandev, që sezonin garues 2021/2022 futet me ambicie shumë më të larta se sezoni paraprak, kur vetëm në xhirot e fundit siguroi mbijetesën, ndërsa humbën në finalen e Kupës përballë Sileksit.

Mirçevski është transferimi i parë i Akademia Pandev në prag të sezonit të ri, ndërsa do të jetë kjo hera e parë për këtë futbollistë që do të luaj për këtë skuadër.

24-vjeçari nga Manastiri bëri një sezon të mirë me Vardarin sezonin e shkuar, ku në 30 ndeshje realizoi 8 gola.

Përveç në Maqedoni, me skuadrat si Pelisteri, Pobeda dhe Bellasica, vlen të theksohet se Mirçevski kishte një aventurë të shkurtër 6 mujore edhe në futbollin e Kosovës, duke veshur fanellën e Trepça ’89. (infOSport.mk)

Leave a Reply