Mesfushori kumanovar, Bunjamin Shabani ka qenë protagonisti kryesor në fitoren 2:1 të Struga Trim Lum të zhvilluar ndaj kampionëve të Shqipërisë, Teutës në kuadër të përgatitjeve para ndeshjeve në Kupat e Europës.
Shabani ishte futbollisti që shkëlqeu në këtë përballje kontrolluese, ku perveç lojës së mirë fushën e gjelbërt, ai ishte “fajtori” kryesor në dy golat pë Strugën. Fillimisht kumanovari përfitoi penallti në favor të ekipit të tij, ndërsa në gol e shndërroi Bosancic.
Ndërkohë golin vendimtar për fitoren e Strugës ndaj Teutës e gjeti vet Shabani, duke vulosur shifrat finale 2:1.
Kujtojmë që Bunjamin Shabani ishte bindshëm futbollisti më i mirë i Strugës në sezonin e fundit, në të cilin struganët siguruan për herë të parë daljen në Europë, duke përfunduar në vendin e tretë në tabelë.
Struga përveç me Teutën, gjatë kësaj periudhe zhvilloi edhe dy ndeshje kontrolluese ndaj Shkupit dhe Partizanit, me të cilët barazoi në të dy ndedhjet me rezultat identik 1:1.
Struga ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës e luan me 8 korrik ndaj FC Liepaja.