Angli-Ukrainë e cila do të luhet në stadiumin “Olimpiko” të Romës do të zhvillohet pa tifozët nga Britania e Madhe. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Këshilltari i Shëndetit në rajonin e Lacios, Alesio D’Amato duke deklaruar se duhet të kryhet karantina e detyruar 5-ditore për personat që vijnë nga zonat e Britanisë së Madhe, pasi rreziku për variantin indian “Delta” të COVID-19 është i madh:
“Sfida e ardhshme në Europian do të sjellë tifozë të huaj në stadiume. Theksoj se për motivet e mutacionit të ri indian asaj Delta, karantina 5-ditore për personat që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar duhet të respektohet.”
Kujtojmë deri më tani Anglia, 4 ndeshjet e Euro 2020 i ka zhvilluar në tokën e vetë, në stadiumin “Uemblli”, ku ka arritur 3 fitore dhe 1 barazim, edhe atë pa pranuar asnjë gol. Mbetet të shihet nëse këtë efekt anglezët do ta mbajnë edhe pas ndeshjes në Itali, aty ku për një vend në gjysmëfinale do të diskutojë me Ukrainën e Andrij Shevçenkos. (infOSport.mk)