Lavdrim Fazliu largohet nga Pelisteri, firmos me Makedonija Gj.P

Lavdrim Fazliu edhe përfundimisht është larguar nga rradhët e Pelisterit, nga e cila skuadër tashmë janë larguar një pjesë e madhe e futbollistëve, që në sezonin pranveror ishin befasia e këndshme e kampionatit me rezultatet e arritura dhe sigurimin e mbijetesës që e arritën disa javë para mbylljes së sezonit, njofton “infOSport.mk”.

Fazliu është rikthyer në qytetin e tij të lindjes, Shkupin, duke firmosur këtë herë me Makedonija GJ.P.

Kujtojmë 21-vjeçari Fazliu është një fëmijë i Rabotniçkit, me të cilën skuadër kishte debutuar në elitën e futbollit vendor, aty ku numëron plotë 60 ndeshje.

Fazliu janarin e këtij viti ishte shumë pranë transferimit te FC Shkupi, mirëpo një gjë e tillë nuk u realizua, për shkak se palët nuk u dakorduan rreth financave.

Kujtojmë ditë më parë te Makedonija GJ.P u rikthye edhe mbrojtësi Filip Mishevski, i cili stinorin pranveror luajti me fanellën e Borecit. (infOSport.mk)

Leave a Reply