Kryetari i federatës së mundjes të Maqedonisë së Veriut, Betim Vrenezi, është zgjedhur anëtar i bordit ekzekutiv të federatës evropiane të mundjes (UWW Europe).
Në kongresin e mbajtur gjatë ditës së sotme në Dortmund të Gjermanisë, Vrenezi morri besimin e 24 federatave evropiane dhe në katër vitet e ardhshme do të jetë anëtar i bordit shtatë anëtarësh të institucionit më të lartë të mundjes evropiane.
Menjëherë pas emërimit Betim Vrenezi është shprehur se kjo është një ditë historike për mundjen dhe sportin tonë në përgjithësi, pasi Maqedonia asnjëherë në historinë e saj nuk ka patur një përfaqësues në një institucion kaq të rëndësishëm, siç është Federata Evropiane e mundjes (UWW Europe). Ai gjithashtu është zotuar që do të vazhdoj të punoj gjithnjë duke u munduar t’a avancoj sportin me të suksesshëm në vendin tonë.