“Të fala mamit, Arnautoviç” dhe flamuri i UÇK-së në mitikun “Uembli” mund të vëreheshin në fillimin e ndeshjes së 1/8 së finales midis Italisë dhe Austrisë, që njëherit ishte edhe kundërpërgjigje nga ana e shqiptarëve për sulmuesin austriak me prodhim serb, Marko Arnautoviç.
Serbi, në ndeshjen që ekipi i tij e zhvilloi me Maqedoninë e Veriut në kuadër të fazës së grupeve, u bë protagonist duke ofenduar Ezgjan Alioskin, me ç’rast ishte dënuar me vetëm një ndeshje nga ana e UEFA-s.
Arnautoviç e teproi në momentin e shënimit të golit të tretë ndaj Maqedonisë së Veriut, teksa u kap me futbollistin shqiptarë të Lids Junajted, duke i thënë “Të q…. nënën shqiptare”.
Ndryshe sa i përket takimit midis Italisë dhe Austrisë, i njëjti pas 90 minutave u mbyll me barazim 0:0, ndërsa vetëm në 15 minutëshin e parë, nga gjithsej 2, italianët realizuan dy gola me anë të Kiezës dhe Pesinës.