Struga Trim Lum dhe FC Shkupi sot do luajnë një miqësore në Strugë

Struga Trim Lum dhe FC Shkupi janë dy skuadrat përfaqësuese të vendit tonë që do të luajnë në ndeshjet europiane. Që të dyja këto skuadra tashmë disa ditë  me rradhë po përgatiten në Strugë dhe Ohër, me qëllim që sa më të përgatitur të presin përballjet e 8 korrikut në kuadër të Europe Conference League.

FC Shkupi do të përballet me skuadrën kosovare të Llapit, derisa Struga Trim Lum për kundërshtarë do të ketë skuadrën letoneze të FC Liepaja.

Se deri ku janë me formën e tyre, trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur që të masin forcat mes tyre sot në stadiumin e qytetit të Strugës.

Ndeshja në fjalë do të startojë në ora 18:00. Për Struga Trim Lum do të jetë kjo ndeshja e dytë, pas asaj me Partizanin e Tiranës (1:1), ndërkohë për FC Shkupin, është kjo përballja e tretë, pas dy disfatave të njëpasnjëshme, Shkëndijës (0:2) dhe Partizanit (0:1).

 

Leave a Reply