Milani po tenton të bëjë një goditje të madhe në Serie A, e ku në marrëveshje mund të përfshihet edhe kapiteni Alesio Romanjoli.
Kuqezinjtë duan të bëjnë për vete mesfushorin qendror të Lacios, spanjollin Luis Alberto, i cili do të plotësonte boshllëkun e lënë nga Hakan Çalhanoglu.
28-vjeçari është nga më të mirët në Serie A dhe do të ishte një goditje e bujshme për Milanin, që në anën tjetër është gati të jap edhe Romanjolin, plus para shtesë, sipas “Il Messagero”. Mbetet të shihet ditëve në vijim nëse drejtuesit e Lacios do ishin dakord për një shkëmbim të tillë.