Serhio Ramos u largua nga Real Madrid duke qenë se nuk pranoi ofertën nga klubi spanjoll për të rinovuar me një vit kontratën, ndërkohë që së fundmi, Florentino Perez ka treguar versionin e tij të historisë me mbrojtësin.
“Kalova një periudhë të vështirë pas largimit të Ramos sepse e kisha si djalin tim. Nuk e shoqërova në konferencën për shtyp të lamtumirës pasi kurrë nuk e kam bërë një gjë të tillë më parë. Unë kam një adhurim për të dhe nuk dua të flas për grindjet. Ai është një legjende për klubin dhe kjo është në memoriet e tifozëve. Klubi i ofroi një kontratë me një afat, por Ramos nuk e pranoi. Po mendonte për gjëra të tjera dhe jeta vazhdon. Reali është shtëpia e tij. Unë do të isha i kënaqur nëse Ramos do të shkonte tek një klub që do t’i ofronte atë që ne nuk kishim mundësi ta bënim”, u shpreh Perez.